Frenkie de Jong mbetet jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit

Futboll

Frenkie de Jong mbetet jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit

Më: 22 prill 2024 Në ora: 22:12
Frenkie de Jong

Barcelona do të humbasë shërbimet e Frenkie de Jong për pjesën tjetër të sezonit, pasi lëndimit në ndeshjen e fundit të "El Clasico" kundër Real Madridit të dielën në stadiumin "Santiago Bernabeu", ka njoftuar të hënën skuadra kampione në fuqi.

Holandezi është lënduar në një duel me Federico Valverde gjatë ndeshjes së zhvilluar të dielën, që ka përfunduar me fitoren 3-2 të Real Madridit dhe është larguar me barelë pak para pjesës së parë të ndeshjes.

Mediat spanjolle kanë raportouar se futbollisti njëzet e gjashtë vjeçar pritet të mungojë për rreth pesë javë, por pritet që ai të jetë i gatshëm për të përfaqësuar Holandën në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat