Emër surprizë për stolin e Liverpool, “The Special One” lakohet për post-Klopp

Futboll

Emër surprizë për stolin e Liverpool, “The Special One” lakohet për post-Klopp

Më: 23 prill 2024 Në ora: 09:04
Jose Mourinho

Tashmë dihet se Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajneri i Liverpool nga sezoni i ardhshëm, pasi tekniku gjerman ka njoftuar largimin e tij tashmë.

Gjatë ndeshjes Fulham-Liverpool, ku të kuqtë fituan me shifrat 1-3, në shkallët e stadiumit u pa Jose Mourinho i cili ishte duke ndjekur nga afër sfidën.

Menjëherë nisën thashethemet për një afrim të mundshëm të trajnerit portugez në pankinën e skuadrës së kuqe, me tifozët që gjtihashtu hapën disa sondazhe në rrjetet sociale duke sugjeruar pikërisht Mourinhon si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Nuk është e pamundur që kjo dëshirë e tifozëve të realizohet, pasi klubi po kërkon trajner, dhe portugezi skuadër për të drejtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat