Prishtina shkëlqeu me lojë e rezultat 3:0 ndaj Sutjeskës së Nikshiqit, në ndeshjen e javës së 32-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë.
Kjo ndeshje ishte zhvilluar me 16 qershor të vitit 1985, ku në stadiumin e Prishtinës, ishin mbi 30 mijë shikues.
Kryetrajneri Mirosllav Çiro Bllazheviq kishte shtruar një lojë ofensive që Sutjeska e Nikshiqit kishte shpëtuar lehtë, me vetë, tre gola të shënuar nga Rifat Mehinoviqi, kapitenit Fadil Vokrri e Zoran Batroviqi.
Fadil Muriqi në minutën e 35-të kur ekzekutoi me dinakëri një goditje të lirë nga pozita anash por shtylla ia pat mohuar golin, kurse Xhevdet Muriqi goditi traversën në minutën e 70-të.
Pas javës së 32-të, Prishtina renditej në vend të 15-të me 28 pikë e Sutjeska në të nëntin me 30 sosh.
Prishtina - Sutjeska 3:0
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 30.000.
Shënues Mehinoviq (28'), Vokrri (29') e Batroviqi (64').
Gjyqtarë: Eduard Shoshtariq (Maribori); Davor Zekani (Split) e Blazho Zuberi (Baçka Topolla).
Kartona të verdhë: Buiq.
Prishtina; Neshet Zhaveli 7, Xhevdet Muriqi 8, Faton Domi 7, Rafet Prekazi 7, Skënder Shengyli 8, Rifat Mehinoviq 8, Mensur Nexhipi 7, Sahit Kelmendi 7, Fadil Vokrri 7, Fadil Muriqi 8 dhe Zoran Batroviqi 7.
Sutjeska: Buiq 7, Bakraç 6, Gërboviq 6, Radovanoviq 5, Kuzeleviq 6, Medin 6, Marushiq 5, Gjuroviq 6, Vukoviq 5, Drashkoviq 5 (Shabotiq, Neneziq) dhe Kërkiq 5.