Trajneri i Sivaspor reagon në rastin e lojtarit shqiptar

Futboll

Trajneri i Sivaspor reagon në rastin e lojtarit shqiptar

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:23
Ugyun

Rei Manaj i dha një goditje të madhe Fenerbaces dhe mund të thuhet se i largoi përfundimisht titullin kampion. Tani diferenca e Galatasarai me Fenerbacen është rritur ndjeshëm dhe falë barazimit 2:2 të marrë nga Sivaspor sot, Galatasarai vendos një dorë në titullin kampion.

4 pikë diferencë kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi, mes të cilave dhe një ndeshje e drejtpërdrejtë, e bën Galatasarain që të jetë më i qetë në rrugën e titullit. E gjitha kjo falë penalltisë të fituar dhe të kthyer në gol nga Rei Manaj.

Por në momentin që arbitri do të akordonte penallti në fundin e lojës, është parë një moment i çuditshëm nga trajneri i Sivaspor, Uygun. Ky i fundit qëndronte i menduar dhe me lot në sy, pa asnjë shpërthim emocional, ndryshe nga të gjithë të tjerët pasi po merrnin një barazim kundër Fenerbahce në minutën e fundit.

Tifozët e Galatasarait kanë ngritur dyshimet e tyre në rrjetet sociale se Ugyun nuk e dëshironte një pikë të marrë kundër Fenerbahce dhe sipas tyre, trajneri i Sivaspor dëshironte që kundërshtari të fitonte për ta lënë që të vazhdonte diskutimin e titullit kampion.

Megjithatë pak ditë më parë Uygun u shpreh se nuk është gati të shpall një objektiv Europe në këto ndeshje të mbetura, teksa e pranoi me sinqeritet: “Kemi edhe pak ndeshje të mbetura, do të luajmë kundër Fenerbahce dhe Galatasarai. Europa? Dua të jem i sinqertë me ju, të gjitha ekipet që unë kam drejtuar kanë qenë në luftë për mbijetesë”.

Ndoshta ky ishte një moment meditimi ku trajneri i Sivaspor ka kujtuar kohët e mëparshme të tij dhe këtë aktualen, duke bërë që të reagoi në një mënyrë disi të çuditshme kur të gjithë të tjerët po festonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat