A po largohet nga Reali?

Futboll

A po largohet nga Reali?

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Duket se pas 5 vitesh aventura e mbrojtësit të majtë të Real Madrid, Ferland Mendy, ka ardhur në fund. 28-vjeçari, pritet të lërë “los blancos” këtë verë për t’u transferuar në Premier League, ku dhe e kërkojnë.

Mendy ka ende edhe një vit kontratë me madrilenët, por duket se palët nuk do ta rinovojnë atë.

Ndaj, për të evituar një lamtumirë me koston zero, klubi do ta lërë të lirë lojtarin këtë verë.

Koastoja e kartonit të tij shkon rreth 20 milionë euro.

Sipas “L’Equipe”, tashmë janë tre skuadra “big” në Premier League të interesuara për mbrojtësin: Arsenal, Liverpool dhe Manchester United. Mendy ka luajtur në 165 ndeshje zyrtare me Real Madrid, duke realizuar edhe 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat