Kukësi me “dorë të hekurt” ndaj Mario Beshirajt

Futboll

Kukësi me “dorë të hekurt” ndaj Mario Beshirajt

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:39
Kukësi

Kukësi ka pezulluar Mario Beshirajn. Sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për Bledar Devollin në duelin më të rëndësishëm të këti sezoni ndaj Tiranës.

24-vjeçari reagoi i nervozuar ndaj zëvendësimit në sfidën me Skënderbeun, me klubin që ka vendosur të marrë masa ndaj tij. Si masë ndëshkimore është pezullimi dhe tashmë Beshiraj sipas shtypit të shkruar nuk do të jetë as në stol në duelin me bardheblutë, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania” dhe është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Beshiraj në ndeshjet e fundit ishte kthyer në një lojtar kyç për Devollin duke udhëhequr sulmin e verilindorëve. Por pavarësisht situatës ku ndodhen dhe domosdoshmërisë për të pasur t ëpotë grupin, klubi nuk ka toleruar sjelljen e sulmuesit.

Nuk bëhet e ditur ende se sa do të jetë koha e pezullimit, por e sgurtë është mungesa e tij në sfidën e ditës së nesërme. Kujtojmë se sfida starton në orën 15:00 dhe Kukësi ka fituar gjysmëfinalen e parë me shifrat 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat