Çmenduri në stadium

Futboll

Çmenduri në stadium

Më: 23 prill 2024 Në ora: 14:53
Pamje

Në Kolumbi mund të ndodhi çdo gjë e jashtëligjshme, por ajo që tifozët në stadium dhe ata nga ekrani panë në ndeshjen e futbollit mes Atlético Nacional dhe Independiente Medellín ishte e paprecedentë.

Mesfushori uruguaian i Atletico Nacional, Pablo Zeppelin, u lëndua pasi një tifoz nga tribuna hodhi një thikë në drejtim të tij, teksa futbollisti po realizonte një goditje këndi në ndeshjen e kampionatit vendas.

Incidenti u regjistruar në minutën e ’93 të sfidës kur rezultati ishte 2-2. Zeppelini mori një thikë në kokë, por fatmirësisht mjeti i mprehtë nuk ka rënë në anë të tehut, duke i shkaktuar vetëm një lëndim të lehtë.

Ndeshja u ndërpre përkohësisht, por vazhdoi, me të dyja skuadrat që i mbyllën sekondat e mbetura në barazim.

“Kam një ënjtje në kokë, dhemb paksa. Kam pasur pak gjakderdhje, por është diçka serioze që kërkon qepje. Mos u shqetësoni, këto gjëra ndodhin në futboll”, tha futbollisti për mediat pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat