ATS shpallet kampion

Futboll

ATS shpallet kampion

Më: 23 prill 2024 Në ora: 14:58
ATS

Ka përfunduar sezoni i futbollit amator në kampionatin 5×5, që uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy finalet, për titullin Kampion dhe kupën Kategoria e Dytë.

ATS është skuadra kampione e këtij sezoni, pasi triumfoi në finale ndaj Art-Inox. Një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3, ndërsa nga penalltitë u treguan më të saktë lojtarët e ATS që siguruan titullin Kampion. Trajneri i ATS bëri një lëvizje taktike duke futur në lojë portierin e parë i cili u tregua deçiziv duke pritur të treja penalltitë.

Kujtojmë që ATS theu rekord duke fituar të gjitha ndeshjet në këtë kompeticion ndërsa mbrëmë ekipi kundërshtar gjeti barazimin pak sekonta para fundit të ndeshjes.

Pas dëmtimit të portierit të formacionit Frenki Dikollari, në fazën finale te Kampionatit Kombëtar ATS e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko aktivizoi portierin rezervë Besnik Hajdari, ekspert dhe me eksperiencë në këto kompeticione ku ka fituar trofe të shumtë.

Tek ATS aktivizohen dhe shumë lojtarë të tjerë me eksperincë si kapiteni Flamur Pjetërnikaj, Xhuljano Reçi, Olsi Lamaj, Rigers Dushku, Ervin Cera, Erald Leci, Joanc Duqi etj.

Në finalen për kupën Kategoria e Dytë skuadra e Sallmani fitoi ndaj ekipit të Alliasit me rezultatin 3-1.

Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Sallmani që nuk e vendosi aspak në diskutim fitoren.

Në përfundim të ndeshjeve finale u organizua edhe ceremonia e dorëzimit të titullit, ku kupa dhe medaljet për dy ekipet fituese u dorëzuan nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri dhe specialisti i futbollit amator, Julio Bram Ujkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat