Nuk kanë fund telashet e Milanit

Futboll

Nuk kanë fund telashet e Milanit

Më: 23 prill 2024 Në ora: 15:12
AC Milan

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Milanin.

Klubi po përgatitet të humbasë shërbimet e Olivier Giroud, i cili do të largohet në fund të sezonit nga kuqezinjtë.

Zërat që e lidhnin sulmuesin francez me Los Angeles janë konfirmuar së fundmi nga shumë prej mediave botërore.

“RMC Sport” thekson se ka marrëveshje totale mes klubit amerikan dhe Giroud, i cili do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare, në të cilën është dhe opsioni i rinovimit.

Ndërsa mediat italiane shkojnë edhe më tej, duke e parashikuar edhe zyrtarizimin e marrëveshjes.

Sipas tyre, Olivier Giroud do t’i bashkohet klubit të tij të ri në fillim të gushtit, ndërsa nuk pritet të marrë pjesë për Francën në Lojërat Olimpike të Parisit.

Olivier Giroud është aktivizuar në 92 ndeshje me Milanin, ku erdhi në vitin 2021, nga anglezët e Chelsea. Me kuqzinjtë, Giroud shënoi 37 gola dhe u shpall kampion në 2022-shin. Gjithashtu, francezi arriti gjysmëfinalet e Champions League, sezonin që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat