I frikësoi të gjithë

Futboll

I frikësoi të gjithë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:07
Evan Ndicka

Teste të avancuara për Ndicka, zbulohet më shumë rreth situatës kardiake të mbrojtësit!

Evan Ndicka, mbrojtësi i Romës që i frikësoi të gjithë në ndeshjen ndaj Udineses për shkak të shqetësimeve në zemër, i është nënshtruar së fundmi disa analizave të tjera në qendrën mjekësore Villa Stuart FIFA.

Analizat e kryera për fat të mirë përjashtuar probleme kardiake për 24-vjeçarin, ndërsa u vërejt se edhe shenja e mbetur në gjoks pas goditjes në ndeshjen ndaj Udineses është drejt rikuperimit të plotë.

Këshu, sipas mjekëve lojtari është sërish i gatshëm për të rifilluar aktivitetin sportiv, por sigurisht duke mbetur ende për disa kohë në mbikqyrjen e bluzave të bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat