Motta: Ishte një ndeshje shumë e vështirë

Futboll

Motta: Ishte një ndeshje shumë e vështirë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 17:28
Thiago Motta

Trajneri i Bologna-s, Thiago Motta është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Romës.

Bologna pas fitores ndaj ‘romakëve’, kanë bërë hapin e madh në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Motta thotë se është krenar që është trajneri i Bologna-s. Sipas tij, lojtarët e Bologna-s sakrifikojnë gjithçka në fushën e blertë.

“Jam shumë krenar që jam trajneri i Bologna-s, që kam këta lojtarë të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, por edhe të fitojnë ndeshje si kjo ndaj Roma-s”, tha ai.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, një ndeshje delikate, por e kishim studiuar dhe besoj se kemi zhvilluar një ndeshje të madhe. Jam i lumtur me të gjitha repartet.

Skuadra bënë gjithçka që unë kërkoj, të gjithë ndihmojnë”, ka theksuar Motta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat