Shtyn anësorin, merr direkt karton të kuq

Futboll

Shtyn anësorin, merr direkt karton të kuq

Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:02
Pamje

Shtyn anësorin, merr direkt karton të kuq!

Episodi i pazakontë ndodhi në një ndeshje të Kupës së Amerikës së Jugut, mes skuadrës braziliane, Corinthians, dhe argjentinasve të Argentinos Juniors, në minutën e 58-të. Qendërmbrojtësi i Corinthias,

Raul Gustavo, gjatë një dyluftimi në anësore, shtyhet nga kundërshtari, por kur ngrihet për rivënien e topit në lojë bën gabimin fatal, duke shtyrë anësorin, që po ndërhynte për të shmangur një përplasje të mundshme fizike mes futbollistëve.

Kryesori kilian, Piero Mazas, i sinjalizuar edhe ndihmësi i tij, Carlos Poblete, nxjerr menjëherë kartonin e kuq për lojtarin, që edhe pas këtij vendimi vijon protestën me pretendimin se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat