Shqiptari drejt Serie A

Futboll

Shqiptari drejt Serie A

Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:04
Cristian Shpendi

Cristian Shpendi gjatë merkatos së verës mund të ndryshojë skuadër. Sulmuesi i kombëtares U-21 ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve tyë tjera dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Serie A.

Diçka të tillë e ka konfirmuar drejtori i Cesenas. Fabio Artico ka deklaruar  se për sulmuesin kanë marrë disa oferta nga ekipet italiane që luajnë në Serie A, por theksoi se klubi i Cesenas do të marrë një vendim vetëm në merkaton e verës.

“Duke pasur parasysh atë që ka bërë këtë vit, Shpendi ka treguar se mund të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në Serie B. Muajt ​​e fundit ka pasur skuadra nga Serie A që kanë shfaqur interes për të.

Më vonë do të vlerësojmë se cilat do të jenë ofertat e tyre dhe cila do të ishte rruga më e mirë për të ardhmen e djalit dhe të klubit.

Për momentin është e vështirë të thuhet nëse ai do të qëndrojë, ne duhet të ulemi në tavolinë dhe klubi duhet të më japë udhëzimet.

 Ai i dha një vlerë të veçantë ngjitjes në Serie B, ishte vendimtar dhe themelor. Fitorja me lojtarë nga sektori i të rinjve sigurisht që dha një shije tjetër, ishte shumë e këndshme dhe mbi të gjitha dha një mësim të madh. Ne kemi treguar se gjërat mund të bëhen mirë edhe me djemtë më të rinj”, përfundoi Artico.

Kujtojmë se Shpendi ishte një nga protagonistët kryesorë të skuadrës italien për ngjitjen e tyre nga Serie C në Serbinë B pas disa vitesh mungesë. Ndër të tjera Shepndi arriti të shënonte 20 gola dhe dhuroi 6 asist në këtë sezon me Cesenan, duke qenë një lider i padiksutueshëm në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat