Kërkojnë finalen ndaj Vllaznisë

Futboll

Kërkojnë finalen ndaj Vllaznisë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:15
Pamje nga një ndeshje

Egnatia do të luajë në transfertë ndaj Vllaznisë, gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Sfidë kjo që do të zhvillohet ditën e sotme në “Loro Boriçi” në orën 18:00, me ndeshjen e parë që ka përfunduar 1-0 në favor të skuadrës së Edlir Tetovës.

Rrogozhinasit do të jetë me një “armë” më shumë për duelin ndaj shkodranëve.

Klubi i Egnatias ka bërë kërkesë për konvertimin e dënimit të Sebastjan Spahiut, i cili ishte i pezulluar nga Disiplina.

Kjo e fundit ka pranuar kërkesën e rrogozhinasve dhe lojtarin do të jetë i gatshëm për takimin ndaj kuqebluve.

Ky është një lajm i mirë për Tetovën, të cilit i shtohen alternativat e zgjedhjeve të lojtarëve për të kërkuar kalimin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kujtojmë se skuadra rrogozhinasve është fituesja në fuqi e Kupës, të cilët do të synojnë të jenë në finale për her të dytë rresht.

"Pranimin e kërkesës së KF Egnatia, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Sebastjan Spahiu në bazë të nenit 75 të KDE.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Laert Sallaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës", thuhej në vensimet e Disiplinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat