Inzaghi synon një sulmues shpërthyes

Futboll

Inzaghi synon një sulmues shpërthyes

Më: 24 prill 2024 Në ora: 12:08
Marotta

Pasi fitullin e 20-të në Serie A, skuadra e Inter nis të planifikojë të ardhmen. Këtë vit, zikaltërit u eliminuan shumë shpejt nga Europa, pa mundur dot të shkojnë as në fazën çerekfinale.

Për këtë arsye, klubi po ndërton një ekip të fortë, sidomos në sulm.

Objektivi është për të ndërtuar një ekip i cili mund të tentojë sulmin sërish të shkojë në finalen e Champions League sezonin e ardhshëm. Pavarësisht blerles së Taremi, sulmi konsiderohet si reparti që ka nëvojë për më shumë përmirësime, ndaj priten surpriza.

Dhe surpriza mund të jetë sulmuesi Joshua Zirkzee, që po shkëlqen këtë sezon në Serie A me ekipin e Bologna. Holandezi ka ralizuar 11 gola në 31 ndeshje në kampionat këtë sezon. Është i ri, 22 vjeç dhe mund të përmirësohet ndjeshëm në të ardhmen.

Së shpejti, trajneri Simone Inzaghi dhe drejtuesit e klubit do të takohen për të vendosur strategjitë për sezonin e ardhshëm. Prioriteti i klubit është tashmë i qartë: një blerje e re në sulm, një shtesë e rëndësishme, një lojtar karakteristikat e të cilit janë një shtesë e cilësive tashmë në skuadër.

Të dy Gudmundsson dhe Zirkzee i përgjigjen këtij identikiti, megjithëse në mënyra të ndryshme. Holandezi ka një çmim të lartë, pasi Bologna kërkon 70 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij skadon në vitin 2026. Gjithsesi, zikaltërit nuk tërhiqen nga ideja e tyre.

Zirkzee është në një nivel tjetër nga Gudmundsson, për sa i përket angazhimit financiar të operacionit dhe peshës specifike të lojtarit. Islandezi kushton 30 milionë euro dhe këtu Interi mund të mendojë të ndërtojë një marrëveshje të stilit Frattesi. Marotta dhe Ausilio do të ndajnë me Inzaghin nevojën për të mos përballuar një sezon të ri vetëm me sulmuesit aktualë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat