Frymëmarrje për Tiranën

Futboll

Frymëmarrje për Tiranën

Më: 24 prill 2024 Në ora: 13:22
Halili

Frymëmarrje për Tiranën në këtë fund sezoni, ku më shumë se mungesa e rezultateve kanë qenë shqetësuese problemet ekstrasportive.

Mësohet se këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të pezulluar veprimet përmbarimore për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës.

Gjykata ka pranuar kërkesën e bërë nga klubi kryeqytetas për pezullimin e veprimeve përmbarimore për shkak të shkeljeve proceduriale.

Çështja do të gjykohet në themel në Gjykatën e Shkallës së Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat