Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Një javë pas shtyrjes së këtyre ndeshjeve, tani ka ardhur koha dhe momenti për të mësuar dy finalistët e Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24.
Në ndeshjen e parë dhe më të fortë padyshim, Drita pret Prishtinën në stadiumin e bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.
Formacioni i Prishtinës
Dy skuadrat do kërkojnë fitore në këtë përballje, dhe sigurimin e një bilete për finalen e Kupës së Kosovës.