Milan, një emër i ri për stolin

Futboll

Milan, një emër i ri për stolin

Më: 24 prill 2024 Në ora: 14:54
Milan

Milani në derbi ishte dukshëm inferior ndaj Interit dhe në klubin kuqezi kanë vendosur të ndryshojnë trajner pas një fundsezoni ku kanë pak se ç’të kërkojnë, pasi kualifikimi në Champions është siguruar, teksa sfida me Juventusin mund të sjellë edhe sigurimin e vendit të dytë.

Me presidentin Cardinale thellësist të zhgënjyer, në klubin kuqezi po studiojnë alternativat për stolin dhe në listë ka dalë një emër i ri. Bëhet fjalë për Domenico Tedescon, teknikun aktual të Belgjikës.

Do të jetë në Europianin e ardhshëm dhe pasi të mbarojë mund të vazhdojë karrierën në stolin e Milan. Identikiti përputhet me profilin që po kërkon klubi, i ri, por profesionist i nivelit të lartë, në linjë me buxhetin dhe eksponent i një folizofie futbolli modern të orientuar te të rinjtë.

Në Bundesligë ka drejtuar Schalken dhe Leipzigun, me të fundit ka fituar Kupën e Gjermanisë. Në shkurt 2023 u emërua si trajner i Belgjikës, ku, pasi siguroi kualifikimin në Euro 2024, mori si shpërblim rinovimin e kontratës deri në 2026. Tedesco i shtohet një liste kandidatësh që është e destinuar të reduktohet deri në përzgjedhjen finale.

Në të përfshihen emra me karakteristika të përbashkëta, eksperiencë europiane, ambicie dhe paga në linjë me mundësitë e klubit. Lopetegui ka qenë trajneri i Spanjës, i Realit, Portos, Seviljes dhe Wolverhamptonit. Mes Milanit dhe opsionit West Ham, Loptegeui preferon klubin italian.

Paolo Fonseca, ish trajner i Romës dhe tani te Sevilla, është një tjetër kandidat, me precedentë në Portugali, eksperiencë te Shakthtar Donetsk, ka arritur suksese me Porton, Bragën dhe në Ukrainë. Me verdhekuqtë në Itali ka arritur një vend të pestë dhe një të 7-të.

Marcelo Gallardo, trajner aktual i Al-Ittihadit. Nga Argjentina fluturoi direkt e në Arabi, ku sot mban vendin e katërt në Saudi Pro League. Në Amerikën e Jugut ka fituar një kampionat uruguajan me Nacionalin para se të pasuronte palmaresin e River Plate me tituj kampion dhe 2 Kupa Libertadores. Në 9 sezone u bë trajneri më i suksesshsëm në historinë e klubit.

Një tjetër kandidat është Christophe Galtier, nga tetori i 2023 në Katar me Al-Duhail. Në karrierën e tij nga mbijetesa me Saint-ettiene te kryesimi në Ligue 1 me Lille në verën e 2021. Në Francë ka drejtuar dhe Nisën dhe PSG, ku fitoi kampionatin.

Është kjo lista aktuale e Milanit, me klubin që i duhet të zgjedhë një udhëheqje të re teknike, pasi ky Milan nuk po bind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat