Ancelotti bën gati numrin 9-të për Mbappe te Reali

Futboll

Ancelotti bën gati numrin 9-të për Mbappe te Reali

Më: 24 prill 2024 Në ora: 14:57
Mbappe

Kylian Mbappe po luan sezonin e tij të fundit te PSG, teksa në verë do të nisë një aventurë në Madrid.

Mediat spanjolle kanë zbuluar detaje të tjera nga ky transferim. Pavarësisht se mungon njoftimi zyrtar, palët janë takuar, kanë diskutuar së bashku çdo detaj, madje edhe kanë firmosur.

Ndryshe nga PSG, në Madrid, Mbappe do të ketë një rol të ri, do të luajë në qendër të sulmit, do të jetë numri 9 i ekipit. KM7 ka pranuar këtë rol të ri që Ancelotti ka menduar për të.

Sigurisht, nuk është një pozicion që Mbappe nuk e njeh, në takime të caktuara ka luajtur në qendër, por në këtë pikë të karrierës së tij, kur synon trofe me ekipin, por dhe “Topin e Artë”, për Mbappen është një mundësi shumë e mirë të jetë më afër zonës, të shënojë më shumë gola, të ketë më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”.

Njerëz të afërt me Mbappe-s kanë folur në lidhje me këtë rol të ri, me këtë aventurë të re në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat