Liverpool në kërkim të një trajneri

Futboll

Liverpool në kërkim të një trajneri

Më: 24 prill 2024 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Sipas “Sky Sports”, trajneri portugez Ruben Amorim ka një konkurrent të fortë për stolin e Liverpool.

Bëhet fjalë për holandezin Arne Slot, që aktualisht, prej vitit 2021, drejton ekipin e Feyenoord. Ai mund të jetë pasuesi i Jurgen Klopp te “reds”.

Skuadra holandeze është e vendosur për ta mbajtur trajnerin 45-vjeçar, që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Europë. Gjithsesi,m Slot është një kandidat i fortë për t’u ulur në stolin e “Anfield”.

Duket se Slot i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga Liverpool, ndaj bashkë me Emorim shihen si dy kandidatët e vetëm ende në garë. Madje mësohet se Liverpool është ende në bisedime me të dy trajnerët.

Alternativat po mbarojnë, por te Liverpool nuk dua të nxitohen. Pasi zëvendësimi i një trajneri kaq të dashur dhe karizmatik si Klopp nuk është një detyrë e lehtë. Gjithsesi, Slot po bën një punë të mirë në Holandë, ku ka drejtuar deri më tani.

Rezultatet bindëse, të kombinuara me një lojë të këndshme dhe aftësinë për të punuar me të rinjtë, e bëjnë profilin e tij interesant për Liverpool. Madje deri në atë pikë sa mund të konsiderohet edhe favorit për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat