Ish-trajneri i Realit pranë rikthimit në Angli

Futboll

Ish-trajneri i Realit pranë rikthimit në Angli

Më: 24 prill 2024 Në ora: 15:47
Julen Lopetegui

Julen Lopetegui është një nga emrat që përfliten për pasuesin e Stefano Piolit në pankinën e Milanit. Por, lista e kuqezinjve është e gjatë dhe spanjolli mund të përfundojë në Premier League.

Aty ku drejtoi Wolvesin në periudhën nëntor 2022-gusht 2023, që korrespondon edhe me aventurën e tij të fundit si trajner. 57-vjeçari spanjoll pëlqehet shumë nga drejtuesit e West Hamit.

Klubi londinez do të ndahet në fundin e sezonit me David Moyes. Skocezi, i cili drejton West Hamin prej dhjetorit të vitit 2019, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin e Premier League.

Shtypi britanik raporton se drejtuesit anglezë kanë nisur bisedimet me Lopeteguin. I cili ka drejtuar më parë kombëtaren e Spanjës, Realin e Madridit dhe Sevillan.

Te West Hami pëlqejnë edhe Ruben Amorin, emri i të cilit është lidhur edhe me Liverpoolin, por 39-vjeçari portugez nuk është ende gati për të nisur një aventurë në ishull. Dhe mund të qëndrojë edhe një vit te Sportingu i Lisbonës.

Në kushte të tillë në “pole” ka dalë Lopetegui, i cili është entuziast të përjetojë një tjetër aventurë në Premier League, kampionatin më të fortë në planet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat