Ja sa para do të shpërndajë UEFA

Futboll

Ja sa para do të shpërndajë UEFA

Më: 24 prill 2024 Në ora: 16:17
Guardiola

Sezoni futbollistik ende nuk është mbyllur, por UEFA i ka idetë e qarta sa i përket vlerës monetare, e cila do t’i shkojë klubeve sezonin e ardhshëm.

Këtë vit në tri kompeticionet do të luhen 407 ndeshje ndërsa skuadrat pjesëmarrëse do të përfitojnë në total 3.5 miliardë euro. Sezonin e ardhshëm numri i ndeshjeve do të jetë 513 ndërsa shifra në total e shpërblimeve të skuadrave do të jetë 4.4 miliardë euro.

Sezonin që vjen fituesja e Champions-it mund të fitojë deri në 156.03 milionë euro.

Ndërsa me sistemin aktual skuadrat, të cilat kanë përfituar më shumë në një sezon të vetëm janë Real Madrid (133.71 milionë euro) dhe Mançester Siti (134.94 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat