FFK merr vendime për tollovinë e krijuar në ndeshjen Ballkani – Drita

Futboll

FFK merr vendime për tollovinë e krijuar në ndeshjen Ballkani – Drita

Më: 24 prill 2024 Në ora: 16:23
Pamje nga një ndeshje

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendime për tollovinë e krijuar pas ndeshjes derbi në mes të Ballkanit dhe Dritës (2:2).

Ndeshja Ballkani – Drita u zhvillua në fundjavë, ndërsa pas ndeshjes pati një tollovi në tunelin e stadiumit të Suharekës.

Për fyerje në drejtim të trajnerit të Dritës, Zekirija Ramadani, Komisioni Disiplinor i FFK-së hapi procedurë ndaj zyrtarit të Ballkanit, Idriz Hajrizi dhe videoanalistit Ardi Kabashi. Për fyerje ndaj këtij të fundit në disiplinore ka përfunduar edhe trajneri Ramadani. Idrizi nuk ka drejtë të ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

Në procedurë disiplinore ka përfunduar edhe Ballkani.

Sipas arsyetimit, Ballkani ka dështuar në organizimin e ndeshjes ndaj Dritës, ku në minutat 80-të, 89-të dhe 92-të, “Xhebrailat” kanë hedhur mjete piroteknike tymuese në fushë ne lojës.

Në procedurë disiplinore është edhe Sallah Sherifi i Gjilanit. Përfaqësuesi i Gjilanit në disiplinore ka përfunduar për shkak të sjelljeve josporive dhe cenim të integritetit të gjyqtarëve në ndeshjen Gjilani – Feronikeli 74.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat