Capello: Dy lojtarë do të bëjnë diferencën në Euro 2024

Futboll

Capello: Dy lojtarë do të bëjnë diferencën në Euro 2024

Më: 24 prill 2024 Në ora: 16:29
Fabio Capello

Fabio Capello ka vendosur të presë dhe të shikojë nëse Cristiano Ronaldo mund të ndikojë në suksesin e vendit të tij në Euro 2024, duke zgjedhur dy të tjerë si dy yjet kryesore të kompeticionet.

Ish-trajneri i Anglisë pret që mesfushori anglez Jude Bellingham dhe kapiteni i Francës Kylian Mbappe të bëjnë diferencën për kombëtaret e tyre përkatëse në Gjermani.

Ronaldo ka shijuar nivelet më të larta të suksesit në futbollin europian me Portugalinë, duke i çuar ata në fitimin e Euros në 2016. Në edicionin e vetëm që atëherë (2020), luzitanët nuk arritën të shkojnë përtej raundit të 1/8-ave, duke u mundur nga Belgjika.

I konsideruar nga të gjithë si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Ronaldo pritet të jetë një nga emrat e parë në listën e Portugalisë për Euro.

Sidoqoftë, Fabio Capello kohët e fundit ndau dyshimet e tij nëse ikona mund të luajë një rol kyç në udhëheqjen e vendit të tij drejt triumfit.

Ai tha për Goal se Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, shokë skuadre të mundshëm së shpejti te Real Madrid, do të jenë yjet.

“Janë dy lojtarë që bëjnë diferencën, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe. Dhe ne do të duhet të shohim se si do të shkojë viti në Arabi për Cristiano-n”, tha Capello.

Cristiano Ronaldo ka pasur një sezon kryesisht mbresëlënës në Ligën Pro Saudite, duke ndihmuar skuadrën e tij Al-Nassr të arrijë vendin e dytë në renditje.

Portugezi ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 25 paraqitje për skuadrën këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat