Ballkani eliminon Suharekën, kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

Futboll

Ballkani eliminon Suharekën, kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 24 prill 2024 Në ora: 16:53
Ballkani

Ballkani i Therandës është në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Ballafaqimi mes dy skuadrave të të njëjtit qytet, Ballkani - Suhareka, ka përfunduar baras me rezultat 2:2.

Kampioni në fuqi, falë fitores (1:0) në sfidën e parë të gjysmëfinales, kualifikohet në finale.

Futbollistit Gentrit Halili shënoi në minutën e 6-të e Nazmi Gripshi në atë të 74-tën për Ballkanin dhe Susuri (82’ e 90+1') për Suharekën..

Duhet theksuar se Ballkani është edhe lider në elitën e futbollit të Kosovës, me 60 pikë e ka dy më shumë se Llapi dhe Drita.

Suhareka është lider në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat