Danilevicius përfundoi vizitën në FFK

Futboll

Danilevicius përfundoi vizitën në FFK

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:09
Pamje

Danilevicius përfundoi vizitën në FFK, i jep mbështetje projektit TDS!

Tomas Danilevicius, ish-presidenti i Federatës së Lituanisë, i cili tani shërben si Konsulent Teknik Rajonal i FIFA-s, ishte në Kosovë për tre ditë për të mbështetur projektin TDS.

“Ky projekt u zbatua nga FFK dhe është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e talenteve vajza në futboll.

Ky projekt ka përfshirë aktivitete stërvitore çdo javë në Kampin Nacional në Hjavali, si dhe ligjerata për një stil jetese të shëndetshëm për vajzat pjesëmarrëse. Pjesë e projektit TDS është edhe liga U13 dhe U15, e cila sivjet ka filluar si projekt pilot”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tomas Danilevicius sipas këtij njoftimi, shprehu përgëzimet e tij për punën e mirë që po bëhet nga stafi i FFK-së në realizimin e projekteve 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat