Pjaniç: Nuk duhet fajësohet Allegri

Futboll

Pjaniç: Nuk duhet fajësohet Allegri

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:10
Allegri e Pjaniç

Ish-mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniç thotë se duhet mbështetur Max Allegri për sezonin e ardhshëm.

Strategu italian është në presion te Juventusin për shkak të rezultateve jo të mira këtë sezon të garave.

“Ai u kthye në Juve. Unë e di se ai ishte 99% gati të bashkohej me Real Madridin, por të Juve ai është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Pjaniç.

“Gjithçka që ndodhi në klub këtë sezon të garave kishte një ndikim në zgjedhjet dhe paraqitjet e ekipit, prandaj nuk duhet të fajësohet Max për paraqitje që nuk janë gjithmonë emocionuese”.

“Allegri mbetet Allegri, një nga më të suksesshmit. Shumë klube do ta donin atë në stol”, ka theksuar Pjaniç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat