Zaneti: Kjo skuadër do të tentojë edhe Champions-in

Futboll

Zaneti: Kjo skuadër do të tentojë edhe Champions-in

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:14
Zaneti

Në turin e intervistave të fitores së titullit kampion në derbi që i dhuroi Interit yllin e dytë ishte edhe Havier Zaneti, zëvendëspresidenti i skuadrës zikaltër. Në fillim shpjegon gjendjen emocionale që ka ai dhe i gjithë ekipi.

Djemtë na kanë dhuruar një emocion të jashtëzakonshëm dhe mendoj se titulli kampion u meritua për mënyrën se si e kemi interpretuar këtë kampionat. Edhe me Milanin u pa.

Edhe në momentin e vështirë, skuadra qëndroi kompakte dhe diti të vuante bashkë. Donim patjetër ta fitonim kampionatin në një ndeshje të tillë dhe miliona tifozë po festojnë me ne”, ishin fjalët e parë të kapitenit legjendar.

Çfarë do të thotë ylli i dytë?

Këta djem ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë kanë bërë sepse ylli i dytë është dhe do të jetë diçka e paharrueshme. Kanë shkruar një nga historitë më të bukura të klubit zikaltër. Është merita e stafit dhe e të gjithëve që kanë qenë të jashtëzakonshëm.

Në stadium ishte atmosferë e jashtëzakonshme. Duket sikur në kohën tuaj nuk ishte e tillë.

Vetëm kështu mund të fitosh titujt, kur skuadra, trajneri, lojtarët dhe tifozët janë të gjithë nga e njëjta anë. Është sekreti për të pasur një cikël fitues dhe për të vazhduar rrugëtimin pozitiv.

Çfarë i mungon këtij Interi për të provuar të fitojë Champions-in? Do të provojmë. Kemi shkuar shumë afër në finalen kundër Sitit. Na mungoi shumë pak dhe pas ndeshjes e kuptuam që edhe mund ta fitonim ne. Do të provojmë ta fitojmë nga sezoni i ardhshëm. Nuk duhet të harrojmë vlerat që kemi si skuadër dhe të besojmë deri në fund.

Vazhdimësia është e rëndësishme. A mund të nisni një cikël fitues me Inzagin në Itali dhe Europë?

Po. Vazhdimësia është e rëndësishme. Ne jemi kompetitivë prej 4-5 vitesh dhe po fitojmë trofe vazhdimisht. Jemi protagonistë në çdo kompeticion dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Ndoshta do të afrojmë edhe ndonjë lojtar cilësor. Si e vlerësoni rritjen e Lautaros? Jam shumë i lumtur për të. E prisnim rritjen e tij.

Është një kampion i konfirmuar tani dhe një lider brenda dhe jashtë fushës së lojës. Është i pari që tregon rrugën dhe është rritur shumë. Festoi duke qarë sepse e do këtë skuadër. E donte shumë ta fitonte këtë trofe dhe e ka bërë mjaft mirë liderin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat