Drita rrëzohet me autogolin e Dabiqajt! Prishtina në finale 

Futboll

Drita rrëzohet me autogolin e Dabiqajt! Prishtina në finale 

Nga: K.Goca Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:36
Pamje nga ndeshja

Prishtina në festë, është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina e ka arritur qëllimin pas 120 minutave, duke triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Dritës. 

Takimin në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0), pasi që edhe sfida e parë kishte përfunduar baras (0:0), ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta dhe u përcaktua finalisti në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Ndeshje për t’u harruar në 90 minutat e kohës së rregullt, me pak raste shënimi, ndërsa vazhdimet dy herë nga 15 minuta, ishin më interesant, skuadrat luajtën më gjallë.

Në minutën e 111-të, Albert Dabiqaj duke tentuar të shmang rrezikun, shënoi autogol me kokë në këndin e majtë dhe shtang Dritën.

Prishtina në finali ku do të takohet me Ballkanin dhe Drita eliminohet nga kjo garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat