Prishtina - Ballkani, finalja e madhe e Kupës së Kosovës 

Futboll

Prishtina - Ballkani, finalja e madhe e Kupës së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:38
Pamje nga ndeshja Drita - Prishtina

Prishtina dhe Ballkani do të ndeshen në finale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Prishtina pas vazhdimeve eliminoi me rezultat 1:0 Dritën, pasi që takimi i parë pati përfunduar 0:0 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ballkani ashtu siç pritej por jo edhe aq lehtë është kualifikuar në finale.

Sfida e sotme përfundoi baras 2:2 me Suharekën por Ballkani shkoi më tej falë fitores në takimin e parë me rezultat 1:0.

Ballkani do të luftojë në dy fronte për titull, dhe për Kupë, ndërsa Prishtina të vetmin rast për të shijuar trofeun e ka Kupën e Kosovës dhe besojnë e shpresojnë se do të mbrojnë trofeun e fituar edicionin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat