Thaçi: Po të mos i bënim respekt kaq të madh Ballkanit, ndoshta do të shkonim në finale

Futboll

Thaçi: Po të mos i bënim respekt kaq të madh Ballkanit, ndoshta do të shkonim në finale

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:50
Arsim Thaçi

Trajneri i Suharekës, Arsim Thaçi ka vlerësuar paraqitjen ndaj Ballkanit.

Ai ka thënë se Suhareka nuk do të njoh limite.

“Ajo që na ka penalizuar sa i përket rezultatit është konsiderata që e kemi pasur ndaj Ballkanit.

E kemi respektuar më shumë.

Po të mos i bënim respekt kaq të madh ndoshta do të shkonim në finale.

Kemi bërë paraqitje të mirë, sidomos në momentet e fundit. Neve na mbetet të luftojmë në kampionat dhe shpresojmë të jemi në Superligë në edicionin tjetër.

Kjo skuadër nuk do të ketë limite duke i njohur investitorët. I falënderoj të gjithë për profesionalizmin dhe lojtarët për paraqitjen”, ka thënë trajneri Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat