Merret vendimi, La Liga transferohet në Amerikë

Futboll

Merret vendimi, La Liga transferohet në Amerikë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:54
Javier Tebas

La Liga do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e bëri të ditur presidenti i kampionatit spanjoll Javier Tebas, i cili foli në mikrofonat e Expansion:

“Nuk e di kur, por këtë herë La Liga do të luajë ndeshje zyrtare jashtë vendit.

Mendoj se mund të fillojë nga sezoni 2025-26.

“Luajtja e ndeshjeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara do të forcojë pozicionin tonë në tregun e Amerikës së Veriut, i cili është i dyti më i madh për La Liga-n pas atij spanjoll.

“Kampionate të tjera shumë konkurruese po vendosen ngadalë, kështu që ne nuk mund të bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë, ata do të na kalonin nëse nuk do të shkonim dhe të luanim disa nga ndeshjet tona të kampionatit atje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat