Milik: E dimë që nuk bëmë mirë, por e kapëm finalen

Futboll

Milik: E dimë që nuk bëmë mirë, por e kapëm finalen

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:57
Milik

Sapo zbriti në fushë shënoi dhe Juventusi që rrezikonte të dërgonte në shtesë ndeshjen me Lacion e pa veten në finalen e Kupës së Italisë.

Bardhezinjtë ndoshta duhet t’i kërkojnë falje Arkadiuzh Milikut, sepse vërtet nuk ka bindur, por sa herë ka qenë në formë dhe sa në shumë ndeshje që Juvja është parë në vështirësi, ai ka shënuar, madje është në të njëjtën kuotë golash me Federiko Kiezën:

“E dimë se duhet të kishim bërë shumë më mirë, duke marrë parasysh edhe avantazhin që kishim nga ndeshja e parë, por gjithsesi në fund jemi të gjithë të lumtur, pasi jemi në finalen e Kupës së Italisë.

Objektivi i parë u arrit, ndërsa golin tim dua t’ia dedikojë Ueahsë, pasi edhe ai ka marrë shumë kritika, por më dhuroi një top fantastik.

Në të njëjtën kohë për mua ishte e rëndësishme që të rikthehesha me gol pas dëmtimit, por tani duhet ta kompletojmë këtë vepër, edhe pse përpara kemi edhe disa ndeshje të rëndësishme në kampionat, të cilat duhet t’i mbyllim sa më mirë dhe të blindojmë zonën Champions”, tha Milik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat