Tudor: Bëmë gjithçka, por nuk mjaftoi

Futboll

Tudor: Bëmë gjithçka, por nuk mjaftoi

Më: 24 prill 2024 Në ora: 19:22
Igor Tudor

 I zhgënjyer Igor Tudor në fund të një ndeshjeje në të cilën mund të kishte bërë një tjetër goditje të madhe ndaj ish-skuadrës së tij, Juventusit, ndonëse në fund duhet t’i dorëzohet eliminimit.

“Unë e kisha paralajmëruar se kisha parë skuadrën në formë dhe besoj se bëmë një ndeshje shumë të madhe.

Dhamë gjithçka në fushë, por duke qenë në fund të sezonit, pa dyshim që forcat dhe energjitë nuk janë ato të fillimit të vitit.

Pas 2-0 na nevojitej edhe një sforco më shumë, e patëm rastin për të thelluar rezultatin, por në çerek orëshin e fundit të lojës na mungoi pak ritëm dhe ndoshta në rastin e vetëm të Juventusit ata na goditëm. Na vjen keq, por në fund nuk mjaftoi”, tha trajneri i Lacios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat