Barcelona rrezikon Superkupën

Futboll

Barcelona rrezikon Superkupën

Më: 24 prill 2024 Në ora: 20:22
Barcelona

Humbja në “Bernabeu” u ka dhënë fund shpresave të Barcelonës sa i përket titullit në La Liga.

Megjithatë, sezoni nuk ka përfunduar ende për katalanasit.

Tashmë, ata duhet të mbrojnë vendin e dytë në La Liga nëse dëshirojnë që janarin e vitit 2025 të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite për të garuar në Superkupën e Spanjës.

Siç dihet në “Final 4” të Superkupës shkojnë dy skuadrat e renditura të parat në La Liga dhe dy finalistët e Kupës së Mbretit.

Reali, Majorka dhe Atletik Bilbao e kanë siguruar pjesëmarrjen.

Për t’u mësuar është vendi i katërt, që për momentin sheh Barcelonën në Arabi. Me 6 javë të mbetura, Barça ka dy pikë më shumë sesa Girona e vendit të tretë, me dy ekipet që do të përballen në “Montilivi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat