Javë vendimtare për të ardhmen e Xavit

Futboll

Javë vendimtare për të ardhmen e Xavit

Më: 24 prill 2024 Në ora: 20:28
Xavi

Pas disfatës në çerekfinalet e Champions League kundër Paris Saint-Germain dhe gjithashtu rënies në “El Clasico” kundër Realit të Madridit, duke konfirmuar pamundësinë për të garuar për trofe, Barcelonës i kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për të përfunduar sezonin.

Por duke qenë se nuk ka më objektiva për të arritur, – me përjashtim të kualifikimit në Championsin e ardhshëm, që është thuajse i siguruar edhe matematikisht – tashmë është koha që “Blaugranat” të planifikojnë për vitin e ardhshëm.

Me apo pa Xavi Hernandez?

“Ne folëm për këtë me Laportën dhe me drejtuesit e zonës sportive dhe si tifoz i Barcelonës mendoj se klubi ka nevojë për një ndryshim.

Duke menduar për klubin dhe lojtarët mendoj se ata do të çlirohen dhe do të jenë më të qetë. Mendoj si një njeri i Barcelonës gjëja më e mirë është të largohem më 30 qershor.

Thënë këtë, në katër muajt e mbetur do të jap gjithçka dhe besoj se mund të kemi një sezon të mirë”, deklaroi Xavi në janar, pas humbjes në shtëpi ndaj Villarrealit.

Por tani, sipas asaj që raportoi AS, gjërat mund të kenë ndryshuar. Vendimi nuk është përfundimtar dhe këtë javë do të ketë një diskutim mes trajnerit dhe drejtuesve.

Xavi ka një kontratë që e lidh atë me Barcelonën deri në vitin 2025, kështu që ai do të duhet të japë dorëheqjen për t’u larguar. Dhe tani ai nuk duket më shumë i bindur. Klubi nga ana e tij do të pranonte me kënaqësi qëndrimin e trajnerit vendas Terassa, edhe pse mbetet për t’u kuptuar në çfarë mënyre. Më shumë do të mësohet në fund të kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat