Kupa e Turqisë, Bardhi fiton kundër Veselit

Futboll

Kupa e Turqisë, Bardhi fiton kundër Veselit

Nga: K.G. Më: 24 prill 2024 Në ora: 22:29
Bardhi feston me shokë

Trabzoni ka shënuar fitore minimale me rezultat 3:2 ndaj skuadrës Karagumruk, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Turqisë.

Futbollisti Enis Bardhi u paraqit standard për Trabzonin dhe Federik Veseli për Karagumruk. 

Veseli është zëvendësuar në fillim të pjesës ës dytë dhe Bardhi në minutën e 86-të. 

Për Trabzonin shënuan Visca (15'), Denswil (41') e Fountas (49’) dhe për udhëtuesit realizuan Mendes (22'), Paoletti (80').

Trabzon 45 minuta mbetet pa një lojtar, pasi Destan është përjashtuar me karton të kuq në fund të pjesës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat