Sterling pritet të largohet

Futboll

Sterling pritet të largohet

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:52
Mauricio Pochettino

Por, fillimisht, i pari që do të largohet nga “Blues” do të jetë trajneri Mauricio Pochettino, shkruajnë mediat e mëdha britanike.

Mbi të gjitha, humbja e thellë 0:5 nga rivali londinez, Arsenal ishte “flakaresha” më e rëndë për trajnerin argjentinas, i cili i ka ditët e numëruara në “Stamford Bridge” pasi eksperienca e tij me “Blues” ishte mjaft dëshpëruese.

Drejtuesit e klubit po e kërkojnë “një trajner prej më të mirëve të mundshëm” për ta zëvendësuar ish-trajnerin e Tottenhamit dhe Paris Saint-Germainit.

Ndërkohë, Të Kaltrit “do ta spastrojnë” edhe ekipin.

Raheem Sterling do të jetë njëri prej shumë yjeve që pritet të largohen nga Londra, njofton mediumi britanik “The Telegraph”.

Gjithnjë sipas mediumit britanik, interesim për përfaqësuesin anglez kanë shfaqur klubet nga Arabia Saudite.

Andaj, nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Liverpoolit dhe i Manchester Cityt të përfundojë gjatë verës që vjen në Saudi Pro League, atje ky klubet saudite po paguajnë shuma të majme të parave..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat