Manchester City bën gati 200 milionë euro për Guardiolën

Futboll

Manchester City bën gati 200 milionë euro për Guardiolën

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:56
Logo e Manchester Cityt

Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 200 milionë euro për të shpenzuar në merkaton e verës.

Drejtuesit e Manchester City-t kanë vendosur t’i dhurojë këtë shumë teknikut spanjoll për të krijuar një skuadër të frikshme.

Objektivi i parë është Lucas Paqueta i West Hamit, të cilin e kërkoi edhe në fundin e verës së kaluar.

Në listën e trajnerit katalanas ndodhen edhe emra si Jamal Musiala (Bayern Munich) dhe Bruno Guimaraes (Newcastle).

Por edhe Joao Neves, 19-vjeçari i talentuar i portugezëve të Benficës, i cili luan në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes. Neves debutoi edhe me kombëtaren e Portugalisë gjatë tetorit të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat