​Juventusi “në hall” me Allegrin

Futboll

​Juventusi “në hall” me Allegrin

Më: 25 prill 2024 Në ora: 12:34
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk do të japë dorëheqje në fund të sezonit, veçanërisht nëse “Bianconerët” fitojnë Kupën e Italisë dhe kualifikohen në Ligën e Kampionëve, kështu që klubi do të duhet ta shkarkojë atë nëse duan të ndahen.

Allegri nuk dëshiron të japë dorëheqje si trajner i Juventusit, me një kontratën që i skadon në qershor të vitit 2025 dhe është në garë për të gjitha objektivat këtë sezon, raporton Tuttosport .

Në fillim të sezonit 2023-2024, objektivat kryesore të “Bianconerëve” ishin kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i Kupës së Italisë. Klubi gjithashtu kërkoi të përfshinte të paktën tre lojtarë të akademisë në ekipin e parë, gjë që Allegri e bëri këtë sezon.

Megjithatë, sipas “Tuttosport’, italiani nuk është më pjesë e planeve të Juventusit për sezonin 2024-2025. Allegri është i vetëdijshëm për këtë, por nuk po mendon të japë dorëheqje, veçanërisht nëse “Bianconerët” përmbushin të gjitha objektivat e tyre këtë sezon.

Tuttosport e përshkruan mjedisin e klubit si 'elektrik', duke qenë se Juventusi duhet të paguajë rreth 20 milionë euro për t'i dhënë fund kontratave të Allegrit dhe stafit të tij një vit përpara.

Drejtori Cristiano Giuntoli do të ulet me Allegrin në fund të sezonit për të marrë një vendim përfundimtar për këtë të ardhme dhe potencialisht për të negociuar një pagesë për trajnerin 56-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat