Silva po mendon

Futboll

Silva po mendon

Më: 25 prill 2024 Në ora: 13:27
Bernardo Silva

Manchester City mund të humbasë një nga lojtarët e tyre ë të mirë në fund të këtij sezoni.

Sipas “Daily Mirro”, gjasat për lamtumirën e Bernardo Silva, një lojtar që ka qenë gjithmonë në qendër të projektit taktit të Guardiola, në qershor janë gjithnjë e më të larta.

Vitin e kaluar pati tentativa nga disa klube të mëdha europiane për të dhe kjo verë duket se është e duhura për një ndryshim fanelle.

Sipas tabloidit, vetë Bernardo tani ka vendosur t’i japë fund përvojës së tij në Angli, duke i dhënë miratimin e tij të përgjithshëm Barcelonës.

Katalanasit, ende duke luftuar me problemet financiare të viteve të fundit, fillimisht do të duhet të shesin disa lotarë në skuadër për të finalizuar operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat