Derbi i së dielës

Futboll

Derbi i së dielës

Më: 25 prill 2024 Në ora: 13:55
Pamje nga një ndeshje

Derbi i së dielës pritet të ndezë Superioren, Tirana nxjerr në shitje biletat për duelin me Partizanin

Tirana do të presë Partizanin të dielën në “Air Albania” në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të Superiores. Klubi bardheblu ka nxjerr në shitje biletat për të gjithë tifozët e interesuar.

"Të dielën rikthehemi në fushë për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, ku do të përballemi me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e sotme kanë dalë në shitje biletat e sfidës.

Biletat mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe online në “t-ticket.al”.

Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”, ku do të bëhet një njoftim i dytë në momentin që nis shitja", njofton Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat