Ancelotti: Barcelona mori vendimin më të mirë për Xavin, e meritonte

Futboll

Ancelotti: Barcelona mori vendimin më të mirë për Xavin, e meritonte

Më: 25 prill 2024 Në ora: 14:27
Xavi e Ancelotti

Pavarësisht se kishin arritur një marrëveshje për të shkëputur rrugët e tyre pas këtij sezoni, Xavi do të vazhdojë si trajneri i Barcelonës.

Pas rezultateve pozitive të marra në kohët e fundit dhe lojës premtuese, Laporta vendosi që Xavi të jetë në krye të katalanasve edhe në vazhdim.

Një vlerësim të madh kreu i Barcelonës e mori edhe nga trajneri kundërshtar, Ancelotti.

“Xavi ka bërë një punë fantastike te Barcelona, ai e njeh klubin mirë dhe mua më duket vendimi më i drejtë që do të vazhdojë aty”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat