Sulmuesi i njohur rrezikon pesë vite burg

Futboll

Sulmuesi i njohur rrezikon pesë vite burg

Më: 25 prill 2024 Në ora: 16:03
Tim Matavz

Deri para pak kohësh, futbollisti slloven, Tim Matavz, i cili që nga viti i kaluar luan për klubin e ligës së parë kroate, Gorica, është gjendur nën akuza të rënda, shkruan Slovenske Novice.

Përkatësisht, gruaja e tij, Polona Faganel e ka akuzuar atë se më 9 prill e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre në Slloveni, duke e kërcënuar dhe keqtrajtuar.

Policia sllovene, siç shkruan portali i njohur, i ka vendosur ndalim një personi që t’i afrohet një personi tjetër, vendit apo zonës së caktuar.

Edhe pse nuk specifikuan identitetin e personave për shkak të pajtueshmërisë me GDPR, policia i referohet Matavzit dhe gruas së tij.

Ndryshe, rasti është raportuar te gjykatësi hetues, në Prokurorinë e Shtetit dhe në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa sulmuesi është akuzuar për veprën e dhunës në familje.

Duke pasur parasysh se ai akuzohet për dhunë në familje, ai përballet, sipas ligjit slloven, me një dënim deri në pesë vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat