Taulant Byqmeti tregon me emra: Jam sulmuar fizikisht 

Futboll

Taulant Byqmeti tregon me emra: Jam sulmuar fizikisht 

Nga: K.G. Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:58
Pamje nga ndeshja Drita - Prishina

Pas përfundimit të ndeshjes së gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll, mes Dritës dhe Prishtinës, ka pas tensione mes tifozëve dhe kryesisë së FC Dritës.

Arsye e këtij incidentit është eliminimi i Dritës nga garat e Kupës. 

Kryetari i tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti, ka reaguar në profilin e tij në facebook dhe sipas është sulmuar.

Image

Reagimi i Taulant Byqmetit

“Dje ne ora 17:08 pas përfundimit të ndeshje Drita - Prishtina , jam sulmuar fizikisht ne lokalit tim - Miami Lounge Bar  nga persona te kryesisë së klubit Drita: Valon Zymberi - drejtor sportiv; Faton Ramadani – Kerla, Fatos Ramadani - anëtar i kryesisë, Ilaz Shkodra & Flakrim Aliu - familjar (nipat) e Flamur Bunjakut.

Të lartpërmendurit më kanë sulmuar mua personalisht me mjete (karriga dhe thika) si dhe familjarët dhe klientelen të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal dhe po ashtu kanë shkaktuar dëme fizike dhe materiale.

Të gjitha fotot/videot (dhe dëshmi të tjera kërcënuese) të cilat po qarkullojnë në media janë dorëzuar nga unë personalisht në policinë e Kosovës në komunën e Gjilanit dhe rasti është në procesim nga organet kompetente.

Madje kam fakte edhe te tjera: pas incidentit drejtori sportiv Valon Zymberi ka tentuar që “rastin mos ta bëjë të madh” dhe të kamuflohet dhe mos të bëhet e madhe - përmes telefonatave të cilat ka tentuar ti bëjë pas shkaktimit të incidentit 

Në bashkëpunim me të lartpërmendurit është edhe polici i njësisë speciale - Fidan Kurtalani (edhe ky anëtar i kryesisë së klubit) ku me ka fyer dhe sulmuar fizikisht në zhveshtoret e klubit (pas ndeshjes ) dhe ka qenë në dijeni për sulmin që do të behet ndaj meje dhe familjes sime. 

Mosprofesionalizem total nga anëtarët dhe servilet e klubit shfaqet duke na dëmtuar dhe shqetësuar edhe në familjet tona.
Intelektualet po ja u kujtojnë edhe një herë: Kalova shumë sfida!

Kalon edhe kjo.

Drita është Kultura, Historia dhe Krenaria e Qytetit, e përveç kësaj emri DRITA është familje mbi familjet!

Drita është e jona”, ka reaguar kryetari i tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat