Spikat Partizani-Apolonia

Futboll

Spikat Partizani-Apolonia

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:55
Pamje nga ndeshja

Java e 18-të dhe e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza luhet këtë fundjavë, duke përmbyllur kështu një tjetër edicion futbollistik dhe duke u lënë radhë ndeshjeve të “Final 4”.

Takimi i parë i javës është ai mes Partizanit dhe Apolonisë. Pas fitores së thellë ndaj Laçit, vajzat e kuqe do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në “Arenën e Demave”. Të shtunën, ora 13:00.

Ndeshja tjetër e së shtunës është Tirana-Teuta, që do të luhet në kompleksin “Skënder Halili (15:00). Sakaq, të dielën do të zhvillohen tri takimet e tjera. Dy sfida në 14:00: Gramshi-Laçi dhe Skënderbeu-Lushnja.

Edicionin 2023-2024 do ta përmbyllë Vllaznia-Kinostudio, takim ku shkodranet kryesuese do të luajnë për ta mbyllur kampionatin me fitore. Ndeshja do të zhvillohet në Shkodër (15:00).

Më pas shorti i “Final 4” që do të përcaktojë çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet do të zhvillohen me takime vajtje-ardhje. Duelet e para në fushën e ekipeve të renditura më poshtë në renditje.

Në rast barazimi pas dy takimeve tё lojës sё rregullt, skuadra e renditur mё mirё nё klasifikim kualifikohet pёr nё ndeshjen finale. Finalja e madhe do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Sakaq, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, me ndeshjen që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit”.

Superiore për vajza
Java e 18-të:

Partizani-Apolonia/ 27.04.2024/ 13:00
Tirana-Teuta/ 27.04.2024/ 15:00
Gramshi-Laçi/ 28.04.2024/ 14:00
Skënderbeu-Lushnja/ 28.04.2024/ 14:00
Vllaznia-Kinostudio/ 28.04.2024/ 15:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat