E ardhmja e “yllit” të Juves, në ajër

Futboll

E ardhmja e “yllit” të Juves, në ajër

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:18
Chiesa në veprim

E ardhmja e Federico Chiesas është ende për t’u përcaktuar.

Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, klubi i Juventusit gjatë verës së ardhshme do të duhet të ulë shpenzimet për pagat dhe për këtë arsye është e pamendueshme që një propozim rinovimi t’i bëhet lojtarit me një pagë më të lartë se ajo aktuale.

Në javët e fundit drejtuesit kanë vënë në tavolinë një zgjatje me të njëjtat shifra, pra 5 milionë euro në sezon, por diskutimet nuk kanë arritur në një pikë të përbashkët. Është e qartë se, nëse nuk arrihet marrëveshja, Federico Chiesa do të largohet nga Juve në verë.

Javë më parë, menaxheri i lojtarit, Fali Ramadani, i premtoi Cristiano Giuntolit se klienti i tij nuk do të largohet nga Torino si lojtar i lirë dhe diskutimet do të vazhdojnë në fund të sezonit, kur edhe do të jetë e sigurt se cili trajner do të ulet në stolin e Juventusit sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat