​115 akuzat ndaj Cityt, ja fjalët e shefit të Premier Ligës

Futboll

​115 akuzat ndaj Cityt, ja fjalët e shefit të Premier Ligës

Më: 26 prill 2024 Në ora: 15:51
Richard Masters

Shefi i Premier Ligës, Richard Masters e ka konfirmuar se në të ardhmen e afërt Manchester City do të përballet me drejtësinë për 115 akuzat që kampioni anglez është ngarkuar.

City është ngarkuar me 115 akuza nga Federata Angleze, kryesisht për mospërfillje të rregullave të Fair Play Financiar.

Tani, shefi i Premier Ligës, Masters e konfirmoi se së shpejti do të ketë seancë gjyqësore ndaj Cityt.

“Seanca gjyqësore për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt do të nisë në të ardhmen e afërt”, tha Masters për gazetarin e “The Telegraph”, Ben Rumsby.

Deri tani, vetëm Nottingham Foresti dhe Evertoni janë dënuar me heqje pikësh nga Premier Liga këtë sezon për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat