Sulmuesi zhgënjen Juventusin dhe Interin

Futboll

Sulmuesi zhgënjen Juventusin dhe Interin

Më: 26 prill 2024 Në ora: 17:01
Islanda

Albert Gudmonsson, është një nga lojtarët që ka spikatur më së shumti në këtë sezon të Serie A.

Sulmuesi i Genoas ia ka dalë që në 31 ndeshje të kampionatit të realizojë 13 gola pa lënë mënjanë edhe tre asitet e islandezit.

Në këtë formë, 26-vjeçari ka përfunduar nën shënjestrën e kampionëve të sapo shpallur të Italisë, Inter si dhe të Juventusit. Zikaltërit dhe bardhezinjtë kanë nisur duelin në distancë, megjithatë duket se të dyja palët do të zhgënjehen në fund pasi vetëm Gudmudnsson shprehet se ëndërron që në të ardhmen të luajë në Premier League.

“Dua që ta vendos veten në prova të mëdha dhe të luaj në nivelet më të larta.

Që fëmijë kam ëndërruar për Premier League, është një kampionat që dua ta provoj.

Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fundin e sezonit, për momentin kam një kontratë me Genoan deri në vitin 2027.

Jam shumë i kënaqur nga ky sezon me Genoan. Para se të vija në Itali, nuk e njihja Genoan, bëra një kërkim në “Google” dhe më pas mora menjëherë avionin”, u shpreh Gudmundsson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat