Ballkani gjobitet

Futboll

Ballkani gjobitet

Më: 26 prill 2024 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.04.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 23-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B , ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale të kupës si dhe Ligave të rangjeve tjera edicioni 2023-2024.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME:

FC “Ballkani“. Lëshim në organizimin e ndeshjes, Ballkani–Drita. Në minutat 80, 89 dhe 90+2 të ndeshjes tifozët vendas ”Xhebrailat”, hedhin mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani – Drita dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist)

Videoanalisti i FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi, ID.023356M93. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC ”Drita”, Zekirja Ramadani. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Zyrtari i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC Drita, Zekirja Ramadani. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK si dhe gjobë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).(Recedivist)

Kryetrajneri i FC ”Drita”, Zekirja Ramadani ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon videoanalistin e FC ”Ballkani”. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Përfaqësuesi zyrtar të SC ”Gjilani”, Sallah Sherifi ID.004831M03. Pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Feronikeli 74, në tunelin e lokaleve zyrtare, sillet në mënyrë jo sportive dhe cenon integritetin e gjyqtarëve të ndeshjes, për çka ishte përjashtuar nga bankina për pjesën e dytë të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC “Malisheva”, Rilind Haziraj nr fan 99 dhe nr ID 001027M99. Në min 72-të është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes të rrezikshme–goditje me taka në fytyrën e kundërshtarit me ç’rast lojtarit mysafir me nr 5 ju shqye arkada. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Prishtina. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e procedurës:

Ndaj: FC ”Drita”. Lëshim në organizimin e ndeshjes Drita-Prishtina, pas përfundimit të takimit tifozët e FC ”Drita”, hedhin në drejtim të lojtarëve të FC ”Prishtina” , rreth 25 shishe PVC si dhe tifozët e frustuar të FC ”Drita” (disa prj tyre) kalojnë rrethojat hyjnë në fushë dhe konfrontohen fizikisht me zyrtarët e FC ”Drita” dhe falë intervenimit të policisë së Kosovës evitohet incident edhe më i madh. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Drita”. Afati datë 30.04.2024 ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat